• Gjirokaster, ofroj vend pune vend praktike Ekonomist,

PRAKTIKË PROFESIONALE NË : “MBËSHTETJE NË ASISTENCË TEKNIKE DHE FINANCIARE për SME-të”

Vendndodhja: Gjirokastër

CBS Creative Business Solutions, një organizatë konsulence jo fitim-prurëse me ekspertizë të thellë në financimin e sektorëve në zhvillim, në partneritet me USAID, po implementon programin 3-vjeçar AgroKapital, me synim rritjen e financimit të sipërmarrjeve bujqësore.
Për studentët që duan të fitojnë praktikë pune, CBS ka prezantuar programin e internship-it CBS Praktikë Profesionale (CPP) që synon të ftojë studentë të fushave të ndryshme të interesuar për të fituar praktikë pune, përmes përfshirjes serioze në projekt duke nxjerrë në pah talentin dhe zhvilluar aftësitë profesionale.
Programi, nëpërmjet pozicionit të hapur praktikë profesionale në “Mbështetje në asistencë teknike dhe financiare për SME-të” është oportunitet për të gjithë ata studentë të fushave të ndryshme që janë duke ndjekur studimet universitare apo master në Universitetin e Gjirokastrës, të interesuar të japin kontributin e tyre mes njohurive të përfituara. Nëpërmjet këtij programi CBS synon të afrojë studentë për të dhënë ndihmën e tyre në aspekte të ndryshme të punës, me ide të reja dhe krijuese në përmbushje të objektivave pranë Departamentit të SME-ve dhe Asistencës Teknike në zyrën e CBS në qytetin e Korçës.
CBS ofron një numër të kufizuar të vendeve për praktikantë, që janë objekt i plotësimit të kritereve të kualifikimit.
Përshkrimi i punës:
• Mbështetje dhe përditësim të aplikimeve për kredi bankare për klientët e zyrës së Gjirokastrës,
• Të asistojë në plotësimin e dokumentacionit për aplikuesit e skemave në mbështetje të bujqësisë,
• Të mbështesë në hartimin e planeve të biznesit për klientët e CBS,
• Të japë informacionin e duhur klientëve mbi programin AgroKapital,
• Bashkëpunim të ngushtë me këshilltarin e biznesit të Zyrës së Gjirokatrës, për të krijuar një sistem arkivimi,


Praktikanti duhet të jetë në përfundim të studimeve universitare ose në vazhdim të studimeve master në fushat:
• Ekonomi apo fusha të ngjashme,
• Ekonomi Bujqësore,
• Kontabilitet dhe/ose financë,

Aftësitë e kërkuara:
• Njohuri në sektorët bujqësorë
• Zotësi Analitike dhe njohuri mbi financën
• Njohuri në paketën Microsoft Office - njohuri të thella në eksel, poëer point, word, Internet Explorer
Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju mund të plotësoni aplikimin on-line nëpermjet www.cbs.al në kategorinë “Përfshihu në CBS”.
 
Back
Top