• Durres, ofroj vend pune Menaxhere Blerje

"Albanian HR Solutions" është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e Menaxhere Blerje për qytetin e Durrësit, për një ndër kompanitë më të njohura në vend.

Detyrat/Pergjegjësitë:

- Përgatitja e porosive dhe dërgimi i tyre tek kompanitë me të cilat bashkëpunohet
- Kontrolli i para faturës të produkteve të bëra porosi
- Marrje të ofertave të transportit
- Konifirmimin e transportit me ofertën më të mirë
- Ndjekjen e transportit dhe të dokumentacionit për zhdoganimin e mallit

Kualifikime/ Kërkesa:

- Arsim i lartë, preferohet dega Ekonomik ose Shkencat e Natyrës
- Eksperiencë pune të paktën 1 – 2 vjet
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe Microsoft Excel
- Aftësi të mira organizative, negociuese dhe menaxhuese.


Kandidatet e interesuara janë të lutura të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 10.02.2015 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top