• Tirane, ofroj vend pune Analist / e Shitjesh!!!

Kompania B&M sh.p.k u themelua ne vitin 2008 dhe eshte shperndares i disa markave te njohura nderkombetare.
Kompania ofron per klientet e saj produkte te cilesise se larte, sebashku me strategjine e shitjes per secilin produkt.
Pjesen kryesore e ze forca e shitjes qe eshte mekanizmi i cili ve ne levizje te gjithe kompanine. Gjithashtu, kjo force shitese ndan me klientet tane metodat me te sukseshme te promovimit dhe menaxhimit ne tregun shqiptar.
Strategjia jone e operimit eshte bashkepunimi dhe realizimi i te gjitha aktiviteteve te shitjes, marketingut dhe menaxhimit si nje skuader e vetme.

Pozicioni: Analist / e Shitje

Profili i punes

Analist / e shitjeve eshte profesionist , mbledh te dhenat e shitjeve, analizon keto te dhena, dhe i raporton tek menaxheri.

Detyrat dhe Pergjegjesite

• Te zhvilloje raporte per matjen e shitjeve ne terren.
• Te kerkoje dhe te mundesoje me informacione, per te identifikuar mundesite e rritjes tek klienti dhe tendencave te konsumit ne treg.
• Te sherbeje si ekspert / e biznesi per analizimin e te dhenave, raportimit dhe zhvillimit te prezantimit te produketeve te kompanise.
• Te perktheje strategjite dhe objektivat e shitjeve me te dhena bindese dhe karakteristika te vecanta per produktet e kompanise.

Kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet:

• Diplome ne Administrim biznesi ose Matematike.
• Preferohet 3-5 vjet eksperience pune te deshmuar ne shitjet ose adminstrim.
• Familjaritet me kategorite e pijeve , eshte avantazh.
• Njohja e tregut si dhe te dhenat e konsumit te burimeve te tilla si pije, produkte ushqimore etj
• Analitik/e forte, qe te jape zgjidhje ne analizat e kerkuara nga shitjet.
• I/E afte per te nxjerre perfundime nga burime te shumta te te dhenave dhe te siguroje njohuri vepruese per aktivizimin e shitjeve.
• Njohuri ekspert përdorues i Excel dhe mjete të tjera të bazës të dhënave të tilla si : Access, PowerPoint, Word etj.
• Njohuri te mira te gjuhes angleze (perben avantazh).



Te interesuarit te paraqesin CV-te e tyre te shoqeruara me foto ne adresen: ermionav@yahoo.com
Aplikimet mbyllen me date 7 Shkurt 2015.
Duke ju falenderuar per aplikimin tuaj, ju njoftojme qe do te kontaktohen nga Kompania vetem aplikantet e perzgjedhur per interviste.
 


Apply
Back
Top