• Tirane, ofroj vend pune Specialist Risku

VisionFund Albania, Institucioni Mikrofinanciar i Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Specialist Risku

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
  • Të studiojë dhe vlerësojë çdo dosje të portofolit në vonesë sipas kritereve të vendosura nga Departamenti i Riskut
  • Të bëjë takime të drejtpërdrejta në terren me klientët në vonesë për të kuptuar natyrën e vonesave nga ana e klientëve/garantorëve dhe pritshmëritë për kthimin e kredisë
  • Të këshilloj klientët rreth mënyrave të zgjidhjes së situatës së vonesave dhe të nxisë kthimin e kredive
  • Është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të tij dhe arritjen e objektivave mujore
  • Të propozojë rastet e kredive në vonesë që mund të riskedulohen apo ristrukturohen
  • Të vlerësojë aplikimet për kredi dhe riskun e financimit të tyre
  • Të verifikojë drejtpërdrejtë në biznes dhe në shtëpi klientët dhe garantorët për të siguruar integritetin e të dhënave
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
  • Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
  • Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave
  • Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren
  • Të ketë aftësi negociuese
  • Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
  • Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit
  • Të jetë i aftë të kuptojë analizat financiare për aktivitete të ndryshme biznesi
  • Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
  • Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës
  • Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme (Ju lutem, specifikoni eksperiencën tuaj në drejtimin e makinës në dokumentacionin e aplikimit).
  • Preferohen kandidatë qe jetojnë në rrethin e Elbasanit.
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 27 Janar, 2015 ora 18:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,
email : hr@visionfund.al
 


Apply
Back
Top