• Tirane, ofroj vend pune magazinier

Emertimi i pozicionit: Kontabilist/ Magazina
Departmenti: Finances
I raporton: Drejtorit Finances
Autorizimi: Bordi Drejtues

Përshkrim përmbledhës i punës
Te kryeje procedurat e ruajtjes dhe magazimit te te gjitha materialeve dhe produkteve te shoqerise, sipas procedures perkatese dhe hedhjen e te dhenave dhe kontabilizimin sipas sistemit tte finances.
Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Kryen te gjitha procedurat e ruajtes dhe magazimit te te gjitha materialeve dhe produketeve te shoqerise.
  • Ndjek dorëzimin në kohë të dokumentacionit kontabël nga magazinat dhe pikat e shitjes dhe merr masa për kontabilizmin në kohë të tij.
  • Kryen sistemimin e dokumentacionit bazë sipas magazinave e pikave te shitjes, sipas ndarjeve(hyrjet, daljet), etj.
  • Kontabilizimi i perditshem i dokumentacionit bazë dhe kontrolli i përputhjes së tyre me dokumentacionin justifikues.
  • Merr pjese ne inventaret fizike perodike te dyqaneve dhe pikave te shitjes.
  • Evidenton diferencat eventuale me kontabilitetin dhe propozon masat perkatese.
  • Vendos afate për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit nga personeli per Magazinimin e materialeve.
  • I propozon Drejtorit te Finances, për masa administrative për shkelje të ndryshme.
  • Të kontrollojnë kushtet e ruajtjes dhe të administrimit të materialeve në magazina e pika shitje dhe për çdo parregullsi të propozojë masa ndaj shkaktarëve, sipas kompetencave të caktuara.

Kualifikim Profesional: Arsim i mesem - Ekonomik

Ekperienca Profesionale: Preferohet mbi 5 vjet eksperiencë në fushë;

Aftësi dhe Cilesi:

Njohuri te paketes baze te kompjuterit, si Word dhe Excel; Programi Financa 5;
Avantazh përbën njohja e gjuhëve të tjera.
Aftësi shumë të mira komunikuese, vetë-besim dhe rezultat i orientuar.
Aftësi të shkëlqyera analitike.
Njohuri të plotë të produkteve dhe shërbimeve.
Aftësi për të punuar nën presion.
Gjendje dhe të gatshëm për të punuar në ekip.
Disponueshmëria për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme.

Te gjitha CV-tuaja mund t’i dergoni ne adresen
[FONT=Arial]hr@tring.tv[/FONT] brenda dates 10/07/2016.
 


Apply
Back
Top