• Bulqize, ofroj vend pune Perkthyes

Shoqëria AlbChrome SHPK kërkon të punësojë një Përkthyes të gjuhës Angleze e/i cila/i do të punojë me orar të plotë pranë Minieres se Kromit Bulqize, AlbChrome sh.p.k.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Ofron shërbime përkthimi dhe interpretimi të gjuhës Angleze në Shqip dhe anasjelltas.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Përkthyesi punon me orar të plotë pranë Administrates se Minieres se Kromit Bulqize nën supervizimin direkt të Inxhinierit te Minierave dhe kryen këto detyra:

• Përkthen dhe përshtat dukementa zyrtare dhe jo-zyrtare nga gjuha Angleze në gjuhën Shqipe dhe anasjelltas;
• Përkthen dhe përshtat dukomenta ligjore të një rëndësie të lartë nga gjuha Angleze në gjuhën Shqipe;
• Asiston dhe ndihmon në komunikime të ndryshme formale dhe jo-formale midis zyrtarëve të Shoqërisë dhe partnerëve Angleze, duke ofruar shërbime përkthimi dhe interpretimi të gjuhës Angleze në gjuhën Shqip dhe anasjelltas;
• Përkthen dhe përshtat nga gjuha Angleze në gjuhën Shqipe dhe anasjelltas gjatë takimeve zyrtare, mbledhjeve apo evenimente të tjera të rëndësishme;
• Kryen detyra të tjera sipas këskesave dhe nevojave të Shoqërisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranes; Përbën avantazh nësa ka kryer kurse të ndryshme profesonale të gjuhën Angleze dhe/apo të ketë jetuar (studiuar dhe/apo punuar) në vende Anglisht-Folese.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 17.01.2015

• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.
 


Apply
Back
Top