• Tirane, ofroj vend pune Mekanik Automjetesh (Kamionësh)

eppc kërkon një Mekanik Automjetesh (Kamionësh) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në industrinë transport-automobilistikë në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Interpretimi i urdhërave të punës dhe udhëzuesve teknikë;
• Mirëmbajtja e makinerive;
• Rregullimi, riparimi apo zëvëndësimi i pjesëve të dëmtuara apo dhe sistemeve të makinerive;
• Testimi i pajisjeve të riparuara me qëllim performancën e duhur të tyre;
• Raportime periodike në lidhje me shërbimet e ofruara.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Arsim i Mesëm profesional (Preferohen nga Harry Fultz);
• Përvojë e mëparshme si Mekanik automjetesh të tonazheve të rënda përbën avantazh;
• Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
• Certifikata apo kurse profesionale që vërtetojnë eksperiencat e punës që keni patur.

Të dhënat:

Pozicioni: Mekanik Kamionësh;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 19.01.2015.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top