• Tirane, ofroj vend pune Supervizore ne dyqan Turk

“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.
Qendra Tregëtare TRC për llogari të klientit të saj “Kompani Italiane”, i cili operon në fushën e shitjeve të veshjeve Fashion, kërkon: “Supervizore ne dyqan Turk”.

Përgjegjësitë Kryesore :

Menaxhimi dhe motivimi i stafit të dyqanit për të maksimizuar efikasitetin në punë me qëllim rritjen e shitjeve ditore;
Supervizimi i stafit, ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë, organizimi dhe zbatimi i turneve dhe orareve të punës për personelin e dyqanit;
Menaxhimi i niveleve të stokut dhe kontrollit të tij;
Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
Përpilimi i raporteve statistikore periodike me qëllim analizimin e shitjeve dhe parashikimin për rritjen e tyre në të ardhmen me qëllim maksimizimin e përfitimeve nga dyqani;
Përfshirja në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të kënaqshëm klientëve, si dhe ndjekja e procesit të porosive;
Sigurimi i standarteve të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan;
Ruajtja e marredhenieve me banken si edhe me Kontabilistin

Kërkesat për këtë pozicion janë:


Te kete njohuri te pergjithshme te gjuhes Turke;
Diplomë Universitare;
Përvojë e mëparshme në sektorin e shitjeve (Eksperienca në Retail është avantazh);
Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
Të jetë fleksibël,e adaptueshëm energjik dhe i besueshëm;
Të shfaq aftësi të mira problem-zgjidhëse dhe të menaxhimit të stresit.
Njohese shume e mire dhe shume aktive ne rrjeteve sociale





Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj te shoqëruar me Foto duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 15/ 05/2015

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura .

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Adresa: Sheshi “Karl Topia” (Rreth-rrotullimi Zogu i Zi)
Tel/Fax: +355 4 450 42 51
E–mail: hr@ring.al ; www.ring.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top