• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Përshkrimi

Të ketë për detyrë mbarëvajtjen e marrëdhënieve me klientët, nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm me klientët ekzistues dhe të rinj si dhe detyra te tjera qe i caktohen nga Manaxheri i Marketingut.

Detyrat

-Specialisti Marketing angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të programeve të marketingut, të promocionit dhe/ose të shitjeve.
-Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave të reklamës ose promocionale. Kryen funksione administrative të Departamentit të Marketingut.
-Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
-Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse.
-Kujdeset dhe ofron ndihmë ndaj drejtuesit të drejtpërdrejtë në lidhje me hartimin dhe përpilimin e planeve, projekteve, programeve, dhe materialeve të tjera marketing.
- Mban kontakte te mira me klientet ekzistues dhe kerkon per krijimin e kontakteve te reja.
- Zhvillon takime me kliente potenciale.
- Detyra te tjera qe i caktohen nga Menaxheri i Marketingut

Kualifikimet / Kërkesat

Diplomë universitare ne degët Ekonomike.
Minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
Njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze, Italiane etj.
Aftësi për të punuar i pavarur dhe aftësi shumë të mira organizative;.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftesi per të punuar në grup;
Qëndrueshmëri (marrëdhënie afatgjatë punësimi);
Aftësi dhe seriozitet për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët;
Njohuri shumë të mira të programe Microsoft Office;
E gatshme per te punuar edhe me orare te zgjatura.
E pergjegjeshme ndaj punes dhe kolegeve.



Shënime

Të interesuarit, mund të dërgojnë CV-ne e tyre në adresën e emaili-t: expo@prespa-invest.com
 


Apply
Back
Top