• Tirane, ofroj vend pune

Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh
________________________________________
MEGGLE Group, me qendër në Wasserburg, Gjermani, është prezente në tregun botëror me produkte cilësore të bulmetit që prej vitit 1877, dhe prezente në Shqipëri që prej vitit 2010. MEGGLE është marka botërore që identifikohet me shije të sofistikuar, leverdishmëri dhe kulturë moderne të të ushqyerit.
MEGGLE Group numëron më shumë se 1.600 të punësuar në mbarë botën në prodhim si dhe në zyrat e Shitjes dhe Marketingut.

MEGGLE ALBANIA sh.p.k hap pozicion të ri pune si më poshtë:

Agjent Shitjesh Shkoder / Lezhe / Kamez / Tirane

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati janë:

1. Arsim i mesem ( I lartë përbën avantazh )
2. Të paktën 3 vite eksperiencë në kompani të ngjashme ( kompani distribucioni per produkte te ndryshme ushqimore )
3. I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup
4. I aftë të marrë përgjegjësi dhe të organizojë zgjidhjen e situatave të ndyrshme në treg.
5. Njohuri mbi tregun me produkte bulmeti është avantazh
6. Aftësi analitike, aftësi të mira për prezantim, aftësi për të vepruar me çdo nivel brenda kompanisë, aftesi të shkëlqyera komunikimi dhe krijuese
7. Patentë për dhënien e makinës kategoria B

Detyrat kryesore:

• Shperndarja e produkteve ne zonen dhe klientet perkates.
• Realizimi I Merchandising në pikat e shitjes për produktet e shpërndara.
• Zhvillimi i games se produkteve ne klientet aktual dhe kerkimi i klienteve potencial.
• Monitorimi i tregut ne teresi, mbledhja e informacionit dhe raportimi.
• Koordinimi i porosive te klienteve ne baze te nje vleresimi logjik.
• Vizita të përditshme në klientët e zonës përkatëse për të marrë dhe zbatuar porositë
• Përfundimi i procesit të shitjes duke furnizuar klientët e kompanisë në zonën që i caktohet
• Mbledhja e pagesave nga klientet
Plotesimi i faturave dhe i dokumentave të tjerë të nevojshëm në momentin e shitjes dhe dorëzimit të mallit
Përgjigje ndaj çdo kërkese për produkte të klientëve në zonën përkatesë të shitjeve
• Raportimi ditor tek Supervizori apo Menaxheri I shitjes.
• Realizimi i planeve dhe tejkalimi i tyre duke synuar rekorde te rezultateve ne zonen perkatese.
• Zhvillimi dhe zgjerimi i games se artikujve si dhe krijimi i nje portofoli klientesh potencial

Ne ofrojmë një ambjen të ri, dinamik dhe internacional, punë sfiduese dhe interesante, mundësi për promovim të mëtejshëm ,përfitim të njohurive të reja si dhe të ardhura konkuruese si rrjedhojë e rezultateve të arritura.


Dërgoni CV-ne tuaj deri me 10.01.2015

Intervistat do të zhvillohen pranë zyrës së Shitjes dhe Marketingut:
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.


MEGGLE Albania sh.p.k
Lagjia Nr.1, Rrogozhine, Albania
Departamenti i Shitjes dhe Marketingut
Autostrada TR-DR, Km 7, Ndertesa Henry
Tirana, Albania

email: oltina.dishnica@meggle.al
info@meggle.al

Tel/Fax: +355 (0) 44 50 4196[/FONT]
Web: www.meggle.com

Tel. : Tel/Fax: +355 (0) 44 50 4
 


Apply
Back
Top