• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues shitjesh B2B për produkte mjekësore

eppc kërkon një Përfaqësues shitjesh B2B për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Menaxhim i të gjithë ciklit të shitjeve;
2. Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me klientët biznese;
3. Mirëmbajtja e klientëve ekzistues dhe gjetja e klientëve të rinj;
4. Raportime periodike tek CEO i kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në degët Mjekësi dhe/ose Farmaci;
• Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren në fushën e shëndetësisë;
(Eksperienca në Depo Farmaceutike përbën avantazh);
• Te njoh mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
• Të njoh shumë mirë gjuhën Angleze;
• Të jetë mbi 30 vjeç;
• Të ketë leje drejtimi automjeti.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues shitjesh B2B për produkte mjekësore;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg (fikse + bonuse + makinë, etj);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 8 Dhjetor 2014.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top