• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

PERGJEGJESITE:
  • Prezanton, udhëheq dhe kryen shitjet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria.
  • Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës.
  • Gjetja e klienteve te rinj, organizimi i takimeve me klientet, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta.
  • Informon klientet ne lidhje me cilesine e ndertimit, cmimet, hipotekimin, financimin qe ofron kompania, mirembajtja, rregullimeve edhe sherbimeve te tjera qe ofron kompania e ndertimit.
  • Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria.
  • Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetin e shitjeve të shoqërisë.
  • Zhvillon zgjidhje të personalizuara për klientë të ndryshem, që janë të interesuar për të blerë ambjente ndërtimi.
  • Përpilon raporte, javore edhe mujore periodike në lidhje me takimet edhe shitjet e realizuara, jo më vonë se 5 ditë nga përfundimi i muajit përkatës,
  • Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në Regjistrin e Klientëve të Kompanisë.
  • Merr pjesë në evente të ndryshme si trade shows, seminare, konventa, open house te kompanive te tjera ndetimit etj.
  • Koordinon punën e departamentit të shitjes me departamentet e tjera të Grupit dhe përfshihet në dhënien e informacioneve më kyçe që prezantojnë imazhin, strategjinë dhe vizionin e kompanisë.

KERKESAT:
  • Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të Pronave të Patundshme.
  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Ekonomisë dhe Marketingut.
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e Shitjes dhe ose Marketingut, I orientuar dhe me fokus të qartë per shitjet.
  • Aftësi shume të mira komunikimi ,ndertimi i marredhenieve te sukseshme me palet.
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • I dedikuar , pozitiv dhe punëtor.
  • Të posedoj liçensë për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël kur eshte e nevojsme
  • Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Njohuri shume të mira kompjuterike, MS Office.

TË INTERESUARIT TË DOREZOJNË CV PRANË:

burime.njerezore@manetci.al

QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2014.

Tel. : 042 380 124 / 170
 


Apply
Back
Top