• Tirane, ofroj vend pune Audit te brendshem

Shoqëria Tetris Solution kërkon të punesojë pranë zyrave të saj një person për pozicionin "Audit i brendshëm".

Detyrat/Pergjegjësitë:
• Analizon dhe mbështet në analizën gjatë auditimit të një departamenti apo njësie të shoqërisë.
• Kontrollon dhe vlerëson veprimtaritë e njësive të shoqërise si dhe punën individuale të punonjësve të shoqërise për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, procedurat dhe politikat e shoqërisë.
• Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit te auditit të brendshëm.
• Kryen kontrolle dhe verifikime të procedurave të ndjekura gjatë proceseve të punës në cdo njësi të shoqërisë si dhe përpilon raportet përkatëse.
• Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë procesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqërisë.


Kualifikime/ Kërkesa:
• Diplomë Universiteti në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.
• Eksperienca te mëparshme në fushën e Financës, 3vjet.
• Njohje të mirë të Gjuhës Angleze.
• Aftësi të mira kompjuterike, Njohja e Programeve të paketës Office

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike: tetrisolution@gmail.com
 


Apply
Back
Top