• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kontrolli Cilesie

 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Inxhinier i Kontrollit te Cilesise

 QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT

• Inxhinieri i kontrollit te cilesise koordinon punet me Pergjegjesin e Cilesise per te verifikuar kerkesat me cilesine e projektit.
• Inspekton materialet e dorezuara per te siguruar pajtueshmerine me specifikimet teknike te kontrates;
• Siguron dokumentacionin qe lidhet me inspektimet, analizat, planin e cilesise si dhe kerkesat e menaxhimit te cilesise se Gener2 (ISO 9001).
• Kryen kontrolle periodike mbi furnitoret dhe nenkontraktoret per te siguruar perputhshmerine me standartet e kerkuara nga Gener2.

 KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM

EDUKIMI / KUALIFIKIMI:
Diplome ne fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit
Preferohet
Specializime te ndryshme ne fushen e ndertimit
EKSPERIENCA NË PUNË:
Mbi 7 vjet eksperiencë pune ne fushen e ndertimit:
- Mbi 5vite në zbatim
- Mbi 2 ne cilesi

GJUHE TE HUAJA
Anglisht Shume mire

Preferohet
Një gjuhë e tjeter e vendeve te BE

NJOHURI KOMPJUTERIKE:
Microsoft Office, Project, AutoCad

Preferohet
Oracle ERP

AFTËSI NDËRPERSONALE:
• Aftesi te shkelqyera drejtuese;
• Aftesi te mira komunikuese
• Aftesi per te punuar ne grup
• Aftesi per te punuar nen presionin e kohes

TË TJERA:

Te jete i orientuar drejt rezultateve

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 Nentor 2014, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen;
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top