• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kantieri

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Kantieri.

Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kon-tribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:
  •  Kontrollin e punimeve ne perputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ dhe kushteve te sigurise se shendetit e jetes ne pune.
  •  Hartimin dhe ndjekjen e grafikut te punimeve sipas projektit dhe planit te organizimit,
  •  Perpilimin dhe kontrollin e te gjithe dokumentacionit tekniko ligjor ne objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  •  Ndihmon MP per perpilimin e paketave tenderuese per perzgjedhjen e nenkontraktoreve,
  •  Kontrollin e cilesise dhe ceshtjet e sigurise ne kantier, si dhe sigurohet se te gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores te menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave ne fuqi,
  •  Aprovimin e materialeve qe implementohen ne kantier,
  •  Sigurimin e zbatimit te punimeve ne perputhje me politiken e menaxhimit te cilesise te kompanise,
  •  Zgjidhjen e detajeve teknike ne perputhje me projektin e zbatimit,
  •  Marrjen ne dorezim te punimeve te zbatimit, kryerjen e Inspektimeve te rregullta,
  •  Pergatitjen e snegg listave ose te punimeve me mangesi ose te paperfunduara si pjese e procesit te kolaudimit,
  •  Zbatimin me rigorozitet te kontratave te sipemarrjes,
  •  Zbatimin me rigorozitet te rregullave teknike dhe kodit te veshjes,
  •  Organizimin dhe koordinimin me stafin ne varesi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime ne kantier,
  •  Koordinimin e programit te punes midis kontraktoreve,
  •  Evidentimin e nevojave per materiale dhe mire administrimin e tyre, te makinerive dhe te fuqise punetore,
  •  Pergatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurine perkatese.

KERKESAT:

  •  Të zotërojë diplomë universitetare në Inxhineri ndertimi,
  •  Minimumi 5 vite eksperience ne kete fushe, preferohet me pervoje ne menaxhim projekti,
  •  Aftesi shume te mira ne kontroll, mbikqyrje, raportim manaxherial, menaxhim performance,
  •  I vete motivuar, i afte te drejtoje dhe te motivoje njerez,
  •  Komunikues i mire, me shkrim dhe verbal,
  •  Fleksibel per te punuar dhe me orare te zgjatura,
  •  Njohuri te mira ne MS Project,
  •  Njohuri shume te mira ne Autocad.
  •  Njohuri te gjuheve te huaja, anglishtja perparesi.

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 13 Tetor 2014.
 


Apply
Back
Top