• Kerkohet Teknik per Servisin e Elektroshtepiakeve Gotech

Shoqëria “GoTech” shpk, shoqeri me pergjegjsi te kufizuar me objekt kryesor te aktivitetit tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve elektroshtepiake, kërkon të punësojë:

Teknik per Servisin e Elektroshtepiakeve Gotech

Misioni: Pune cilesore, sherbim maksimal


Përgjegjësitë kryesore:
Te kryeje konstatimin e rasteve te raportuara nga call centre;
Të kryejë riparimin e pajisjeve;
Të mbajë regjistrin përkatës mbi shërbimet e kryera për cdo pajisje;
Të përgjigjet për inventarin;
Të përgatisë kërkesat për pjesët dhe pajisjet e nevojshme dhe t`i paraqese ato tek drejtuesi i Depratamentit te Servisit;
Të informojë në mënyrë perodike eprorin direkt për sherbimin punës që ai kryen tek klienti dhe ne servis;
Të rakordojë në mënyrë periodike me sektorin e financës për inventarin dhe pjesët e ndërrimit;
Të marrë në dorëzim materialet dhe rastet kur jane tge shoqeruara me fature sherbimi;
Të komunikojë në mënyrë profesionale me eprorët dhe të tjerët;
Te mirmbaje veglat e punes dhe te jete pergjegjes per rregullsine e vendit te punes;
Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes kundra zjarrit në vendin e tij të punës;
Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, të bazuar në nevojat e kompanisë;


Eksperienca profesionale:
Të ketë arsim të mesëm profesional sipas profilit të punës
Të ketë njohuri dhe kualifikime në fushën elektrike;
Të ketë eksperiencë mbi 3 vite në sektor;

Kërkesat e pozicionit:
Të ketë aftësi të mira komunikuese;
Të jetë fleksibël me oraret;
Të jetë korrekt dhe dinamik;

Personat e interesuar për pozicionin e lartëpërmendur, duhet të dërgojnë në mënyrë elektronike CV-të e tyre ne adresën e e-mail: hr@gotech.al ose mund te na kontaktoni ne numrin e cel 0689005350

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!
 


Apply WhatsApp
Back
Top