• Shkoder, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh per Veriun

Punesime North po kerkon kandidate per llogari te nje kompanie te njohur distribucioni per pozicionin:

Menaxher Shitjesh per Veriun

Detyrat dhe pergjegjesite

- Te organizoje punen ne zonen e tij, duke pergatitur/azhornuar rutet dhe frekuencen e vizitave.
- Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet
- Në mënyrë aktive është në kontakt me klientët ekzistues për të përcaktuar dhe identifikuar kërkesat e tyre
- Parashikimi i volumit te shitjes dhe zhvillimi i objektivave sipas territorit, produkteve, klienteve specifik.
- Inspekton në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e shitjeve me qëllim që shërbimi i ofruar në sasi dhe cilësi të përmbushë objektivat e vendosura nga kompania
- Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe pergatit raportet mbi aktivitetin e kompetitoreve në zonën e tij
- Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg
- Asiston në zhvillimin e planeve të shitjeve duke përcaktuar objektiva të qarta.
- Zbaton standartet e merchandising

Kualifikime/Kërkesa:

- Arsim i lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik
- Eksperiencë mbi 3 vjet në shitje
- Njohje shumë e mirë e MS Office

Aftësi:

- Aftësi në vendim-marrje
- Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe autonom
- Aftësi shumë të mira komunikuese, analizuese dhe negociuese

Kandidatet e interesuar duhet te dergojne nje CV me fotografi ne adresen punesimenorth@gmail.com.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

---
Punesime North
 


Apply
Back
Top