• Tirane, ofroj vend pune Inxhinjer Elektronik

Tech360 është një nga kompanitë më serioze në Shqipëri në fushën e shërbimeve elektro-teknike dhe IT: riparim dhe instalim sistemesh elektronike/informatike. Jemi krenarë për gamën e gjerë të paisjeve apo sistemeve që mbulojmë duke mbajtur në nivelin më të lartë profesionalizmin përkundrejt konsumatorëve familjarë apo atyre të biznesit.

Përshkrimi i pozicionit:

Përgjegjës për ndiekjen dhe egzekutimin e përditshëm të rregullores së brendshme në perputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë;
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është diagnostikimi dhe riparimi i pajisjeve elektronike dhe elektroshtepiake në mënyrë sa më profesionale.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Diagnostikimi dhe identifikimi i pjesëve të ndryshme të këmbimit;
• Porosia për pjesët e kembimit tek përgjegjesi i prokurimeve;
• Riparimi i paisjeve të ndryshme elektronike apo elektroshtepiake;
• Të ndjekë kodin e etikës gjatë vizitave në ambjentin e klientit;
• Të ketë aftësi autodidakte dhe të studiojë në mënyrë sistematike teknologjitë e reja;
• Të punojë në grup për të rritur efiçencën në punë;
• Sistemimi i ambjentit të punës në mënyrë periodike;
• Dokumentimi i punëve të përditshme dhe raportimi;
• Pjesemarrja aktive në takimet e përjavshme në funksion të permisimit te biznesit.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplome e një shkollimi teknik, preferohet Inxhinjeri Elektronike;
• Minimum 2 vjet pervojë pune në riparim elektronik apo elektroshtëpiakesh;
• Pervojë e mëparshme me paisjet mjekësore; (përbën avantazh)
• Pervojë me sistemet e sigurisë; (përbën avantazh)
• Njohuri të mira kompjuterike;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Autodidakt dhe i veteorganizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Inxhinjer Elektronik;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Raporton tek: Përgjëgjësi i Departamentit
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Në varësi të perfomancës në punë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 10 Tetor 2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: hr@tech360.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në rast se kanditatura juaj do të kualifikohet.

CV-ja juaj do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top