• Tirane, ofroj vend pune Software Developer

Bilanc Sh.p.k ( ish TPKSolutions ), është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, Shqipëri. Tashmë Bilanc Sh.p.k, është e pranishme në mbi 900 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Këta klientë janë të shperndarë në të gjithë Shqiperinë dhe në Kosovë. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg.

Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme te kompanise kërkohet një "Software Developer" që t'i bashkangjitet një grupi entuziast, ambicioz dhe profesionist.

Pozicioni: Software Developer

Përshkrimi i punës:

Personi i kerkuar do te angazhohet ne projektet aktuale dhe te reja te Bilanc Shpk te cilat mbeshteten kryesisht ne teknologjite e meposhtme:
• Java / J2EE ( JSF/JSP, Apache Tomcat/JBoss etj)
• Relational Databases (MSSQL,MySQL etj)
• JasperReports

Kualifikime dhe Kërkesa:

• Diplomë Universitare në Informatike, Informatike-Ekonomike (ose dege te ngjashme).
• Perben avantazh eksperienca e punes.
• Preferohet eksperience ne "Object Oriented Programming"
• Njohje e mire e gjuhes se programimit Java (certifikatat nga Sun / Oracle perbejne avantazh)

Aftësi:

• Aftësi në vendim-marrje
• Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
• Të ketë aftësi analitike
• Te jete i afte te punoje ne grup

Kompania ofron:

• Trajnim mbi teknologjite qe do te perdoren
• Pagesë të kënaqshme
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt "Aplikim per pozicionin Software Developer", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda dates 10 Tetor 2014.

Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV-në e kandidatit
• Letër Referencë (opsionale)
• Projekte ku ka marre pjese (opsionale)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

bilanclogo2012.png
 


Apply
Back
Top