• Elbasan, ofroj vend pune Koordinator Finance

Kompania Albchrome kërkon të punësojë një Koordinator Finance, I/E cila do të punojë me orar të plotë pranë Uzinës së Ferrokromit (UFK) Elbasan.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Rregjistron dhe paraqet informacione me bazë financiare. rakordon dhe mirëmban llogari financiare dhe përgatit rraporte financiare.
etyrat dhe Përgjegjësitë
Koordinatori i Financës punon pranë UFK Elbasan nën supervizimin e Drejtorit të Departamentit të Financës dhe/apo Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:

 Eshtë përgjegjës për faturimet dhe plotësimet e dokumentacionit përkatës konform procedurave të kompanisë dhe kërkesave të legjislacionit në fuqi;
 Kontrollon peshimet ditore dhe rakordonë më specialistin e peshores ditë pas dite;
 Kujdeset për plotësimin dhe kontrollimin e dokumentacionit ditor;
 Kryen sondazhe të herëpashershme për të siguruar integritetin e të dhënave që i dërgohen zyrës qëndrore Tiranë për zbatim;
 Bashkëpunimon në kryerjen e analizave financiare për përmirësimin dhe uljen e kostove të UFK;
 Mirëmban listën e furnitorëve/klienteve lokal dhe kryen rakordime periodike;
 Përgatit rraporte me bazë financiare të përgjithshme dhe asiston në plotësimin e projekteve financiare në vecanti;
 Mirëmban dhe siguron informacione të tjera me bazë financiare duke ruajtur konfidencialitet të plotë;
 Pikë kontakti për korrigjimin e gabimeve të mundshme ne veprimtaritë financiare të UFK;
 Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori Lokal.

Kerkesat minimale dhe kualifikimet
Edukimi: Diplomë Universitare në Financë; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Financë”.
Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, sistematike dhe i/e rregullt;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Afësi të shkëlqyera analitike;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketën MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 25.09.2014:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K
Rr. Budi, Classic Construcion kati II,
Tiranë, Shqipëri
 


Apply
Back
Top