• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Back Office Projekti

eppc kërkon një Back Office për implementimin e një projekti të rëndësishëm për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë me prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Koordinim i aktiviteteve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
2. Të suportojë online personelin gjatë vështirësive që ata mund të hasin në implementimin me sukses të projektit;
3. Përgatit materialet e nevojshme si raporte, manuale dhe/ose procedura pune;
4. Administron pagat e personelit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Eksperiencë e mëparshme në përgatitje raportesh e procedurash pune;
• Të njoh mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel, PowerPoint);
• Të zotëroj mirë (në nivel komunikimi dhe shkrimi) gjuhët Shqipe dhe Angleze;
• Aftësi të mira organizimi, koordinimi dhe të punuarit në grup;
• Të ketë fleksibilitet për të udhëtuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Back Office Projekti;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Udhëtime pune: Pak, brenda vendit;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 18 Shtator 2014.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top