DAP

  • AL, Tiranë ofroj vend pune PERGJEGJES SEKTORI TE PRANADALIMIT DHE MBIKQYRJES NE DREJTORINE E INSPEKTIMIT,

lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

Departamenti i Administrates Publike
MINISTRIA E FINANCAVE

SHPALLJE PER KONKURIM​
PERGJEGJES SEKTORI TE PRANADALIMIT DHE MBIKQYRJES NE DREJTORINE E INSPEKTIMIT, NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicion Pergjegjes Sektori te Pranadalimit dhe Mbikqyrjes ne Drejtorine e Inspektimit, ne Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, ne Ministrine e Financave.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar studimet e larta ne Fakultetin Ekonomik ose Drejtesi,
Te kete jo me pak se 2-vjet eksperience pune, perben avantazh eksperienca ne Institucionet financiare dhe/ose ne njesite e specializuara ne luften kunder pastrimit te parave dhe kunder financimit te terrorizmit
Perben avantazh dhe prioritet çertifikimet ne lidhje me “parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit”
Te kete njohuri te nje gjuhe te huaj
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup

Paga per pozicionin eshte ne kategorine III-b (50666 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 08.05.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Ministrise se Brendshme keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore, te pakten dy letra rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 11.05.2006 ne seline e Ministrise se Financave do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite mbi Ligjin nr. 8610 dt. 17.05.2000 “Per parandalimin e pastrimit te parave”, Ligjin nr.9258 dt.1507.2004 “Per masat kunder financimit te Terrorizmit”, Ligjin per bankat, Ligjin nr.8646,dt.20.07.2000 “Per ratifikimin e konventes europiane per pastrimin, depistrimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve te krimeve”, ligjin nr.8722, dt.26.12.2000 “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen e kombeve te bashkuara kunder trafikut te paligjshem, te drogave narkotike dhe lendeve psikotropeligjin,” Ligjet per ratifikimin e Konventes se Strasburgut dhe te Vjenes, Kodi i procedurave administrative,
 
Back
Top