• Tirane, ofroj vend pune Specialist Komercial.

"Vigand Konstruksion" Sh.p.k, kompani serioze në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë: Specialist Komercial.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

•Përgjejgjës për aktivitetet e shoqërisë në lidhje me procesin e qiradhënies / shitjeve dhe marketingut.
•Përgjegjës për përfaqësimin e kompanisë dhe Qendrës Tregëtare në mënyrë profesionale tek klientet.
•Komunikon me manaxherin dhe është pjese aktive e programit marketing të shoqërisë.
•Ndihmon ne përgatitjen e publikimeve për shtyp si dhe lajmërimet në lidhje me aktivitetet e shoqërisë.
•Ndihmon në përgatitjen e materialeve marketing, si broshura, fletë informuese, fushata promocionale dhe të tjera.
•Ofron ndihmë ndaj departamentit në lidhje me hartimin dhe përpilimin e planeve, projekteve, programeve, dhe materialeve të tjera marketing.

Kualifikimet / Kërkesat:

•Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Marketingut / Biznesit.
•Eksperiencë në pozicione të ngjashme për më shumë se 2 vjet.
•Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe manaxhimit.
•Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane në të folur dhe në të shkruar.
•Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
•Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.
•Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.


Ju lutem dërgoni Cv tuaj me fotografi të shoqëruar me leter motivimi në adresën info@vigand.al.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
__________________

Rr:papa Gjon Pali II, ABA BUSINESS CENTER
E-mail: info@vigand.al
Tel. : 00355 450 42 51
 


Apply
Back
Top