• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Kompania Farma Net Albania, kryen aktivitetin e saj në fushën e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve farmaceutike, kozmetike, dermokozmetike, ortopedike si dhe pajisje spitalore dhe kirurgjikale. Kompania u krijua në korrik të vitit 2009 me qëllim krijimin e një rrjeti zinxhir farmacish në Shqipëri nën emrin Farma Net Albania. Farma Net Albania është duke kërkuar të punësojë:

Agjent Shitje

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:


  • Të kenë mbaruar shkollën e lartë
  • Të kenë të pakten 2-vjet përvojë në shitje të produkteve farmaceutike
  • Njohuri të mira të Gjuhës Angleze
  • Njohuri të programeve bazë të Microsoft Office
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese e negociuese
  • Gadishmëri për të udhëtuar shpesh dhe leje drejtimi të vlefshme, klasi B.


Detyrat/Përgjegjësitë:


  • Të bëjë studim tregu dhe të krijojë klientë të rinj.
  • Të komunikojë dhe prezantojë të gjitha produktet që tregton Farma Net Albania duke identifikuar e plotësuar nevojat e klientëve bazuar kjo në strategjinë fitim prurëse të kompanisë.
  • Të kryejë vizita e të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët.
  • Të monitorojë procesin e porosive e të bashkëpunojë me të gjitha departamentet përkatëse deri në mbërritjen e porosive tek klientët.
  • Të ndjekë procedurat e pagesës.
  • Të përgatisë e paraqesë në mënyrë periodike dhe / ose sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientët si dhe të propozojë veprime që mund të ndërmerren për të përmirësuar rezultatet e kërkuara.




Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën e mëposhtme :

e-mail: info@farma-net.com
Tel: +355 4 450 4724

Afati i fundit i Aplikimit: 15/09/2014

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për Intervistë

Tel. : 04 450 4724
 


Apply WhatsApp
Back
Top