• Tirane, ofroj vend pune AGJENTE SHITJESH (F)

"Albanian HR Solutions" është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Agjente Shitje (F)"

Qëllimi i Pozicionit: Shërbim i shkëlqyer ndaj klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve për zonën e caktuar.

Detyrat/Pergjegjësitë:

• Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj
potencial
• Prezanton në mënyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me
shumicë tek klientët e zonës që mbulon.
• Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e
nevojave të klientit.
• Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
• Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë
departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
• Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme
të kompanisë
• Raporton me shkrim tek menaxheri i shitjeve me shumicë mbi ecurinë e
punës dhe problematikën e hasur.
• Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.

Kualifikime/ Kërkesa:

Edukimi:Arsimi i larte do te perbente avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca Sociale.
Mosha:Nga 25 deri 30 vjec
Eksperiencë pune: Minimalisht 1-2 vjet eksperiencë pune në distribucion

Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira prezantuese
• Aftësi shumë të mira negociuese
• Aftësi analizuese.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Aftësi të tjera:

• Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
• Të disponojë patentë automjeti të klasit B

Kandidatet e interesuara janë të lutura të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 10.09.2014 në adresën elektronike: admin@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154
 


Apply WhatsApp
Back
Top