• Tirane, ofroj vend pune Jurist

Pozicioni Vakant: Jurist

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Juristi punon pranë shoqërisë Balfin nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit Ligjor dhe kryen këto detyra:

1. Të ofrojë analizë dhe këshillim mbi çështje ligjore;
2. Të ofrojë këshillim ligjor mbi çështje të lidhura me padi të tashme ose të ardhshme;
3. Të kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore në lidhje me çështje ligjore të ndryshme;
4. Të përgatisë kërkesa, mocione, marrëveshje ligjore, etj;
5. Të përfaqësojë klientët përpara gjykatës;
6. Të shkruajë, rishikojë dhe redaktojë raporte, opinione, korrespondencë dhe dokumente të tjera;
7. Të shkruajë, rishikojë dhe redaktojë kontrata, raporte, opinione;
8. Hartimi i vendimeve të asamblesë, akteve dhe autorizimeve të brendshme të të gjithë shoqërive të Grupit Balfin;
9. Hartimi i çdo akti tjetër të nevojshëm që i kërkohet departamentit juridik në varësi të kërkesës së gjithë shoqërive të Grupit Balfin;
10. Përkthimi në gjuhën Angleze, Italiane dhe Shqipe të dokumentave, akteve dhe kontratave të ndryshme sipas kerkesës të shoqërive të Grupit Balfin;
11. Përfaqësimi i shoqërive të Grupit Balfin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Liçensimit;
12. Dokumentimi dhe organizimi i gjithë dokumentacionit ligjor në zotërim të departamentit ligjor;
13. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Diplomë Universitare në Drejtesi; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në fushën e së drejtës tregtare.

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Të njohë shumë mirë të Drejtën Tregtare dhe Administrative;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe paketës Microsoft Office.



Proçedura e aplikimit për këtë vënd pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: hr@balfin.al

2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:




Rruga: 'Papa Gjon Pali II', Ndërtesa Nr.12, Kati 12, Zyra nr. 1206
Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Albania

Afati i aplikimit: 08 Shtator 2014.

http://balfin.al/sq/mundesi-punesimi/
 


Apply
Back
Top