• Konsulent teknik i projektit “Tech Crew” në Protik

[FONT=&quot]Protik është një organizatë jo fitimprurëse e krijuar si rezultat i kontributit të përbashkët të Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF), Qeverisë Shqiptare, Microsoft Albania, Cisco dhe Albtelecom.
Misioni i Protik është të shërbejë si katalizator për zhvillimin e industrisë së Teknologjisë, së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shqipëri duke nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen, duke rritur kërkesën për produkte dhe shërbime të TIK si dhe duke krijuar partneritete dhe rrjete profesionale.

Protik është në kërkim të personave të kualifikuar për pozicionin e Konsulentit teknik për projektin “Tech Crew”. Ky projekt do të implementohet për një periudhë një vjeçare dhe sikurse është konceptuar do të ndihmojë në zhvillimin e individëve të talentuar në fushat e: Programimit, Elektronikës dhe Robotikës. Këta individë do krijojnë prototipe objektesh inovative. Pjesëmarrësit që do përzgjidhen janë individë të moshës 17-22 vjec. Konsulenti i projektit do të ndihmojë në veniën në punë, menaxhimin e pajisjeve si dhe në zhvillimin projekteve për krijimin e produkteve. Konsulenti do të jetë i angazhuar për 15-20 ditë konsulencë të shtrirë gjatë një periudhë një vjeçare.

Përgjegjësitë kyesore do të jenë:
1. Ti asistojë nga ana teknike grupit pjesëmarrës në projekt
2. Të marrë pjesë aktive në takimet që do të zhvillohen 2 herë në javë
3. Të asistojë në mënyrë aktive në vënien në funksionim të pajisjeve të projektit
4. Të asistojë në dizenjimin dhe kompilimin e pajisjeve mekanike dhe elektronike (paketave elektronike etj.)

Aplikantët duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë në degët Elektronikë/ Mekatronikë ose ekuivalente të tyre. Pranohen edhe kandidatë të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme teknike në këto fusha por duhet të kenë eksperiencë të gjatë profesionale. Kandidatët duhet të kenë njohuri të mira në lidhje me pajisje si: 3D printer, CNC Milling Machine dhe/ose Laser Cutter apo ekuivalente të tyre, njohje të mira të paketës Microsoft Office, AutoCAD dhe/ose të programeve të dizenjimit në 3D, aftësi shumë të mira komunikimi, për të punuar në grup dhe për të asistuar në udhëheqjen e grupit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 30.09.2014. Ju lutem specifikoni pozicionin e punës dhe dërgoni Curriculum Vitae dhe një Letër Motivimi në adresën e email-it: info@protik.org. Aplikimet do të pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Të gjithë aplikantëve do t’ju dërgohet një konfirmim që aplikimi i tyre është marrë. Gjithsesi vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.[/FONT]
 


Apply
Back
Top