• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e

eppc kërkon një ekonomist/e për klientin e saj, që është një ndër kompanitë ndërkombëtare që operon me sukses në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e ekonomistit do të konsistoj në disa aspekte brenda departamentit të financës siç janë: Përgatitjen e faturave; Ndjekjen e pagesave; Regjistrime kontabël etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Financë – Kontabilitet;
• Minimalisht përvojë 2 vjeçare pune si ekonomist/e;
• Të zotërojë gjuhën angleze (domosdoshmëri);
• Përdorimi i MS Office. Excel-i është domosdoshmëri;
• Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Ekonomist/e;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Raporton tek: Shefi i Financës;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 31.08.2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top