• Tirane, ofroj vend pune Key Account/EKZEKUTIV SHITJESH

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite,Schweppes,Nestea, EFES.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:



Key Account/EKZEKUTIV SHITJESH

Monitoron aktivitetet e shitjeve dhe marketingut ne pikat e shitjeve per te arritur objekivat ne perputhje me standartet e politikave te kompanise.

Roli dhe pergjegjesite:
• Shperndan produktin ne pika shitje dhe magazine qendrore.
• merret me shperndarjen dhe vendosjen e materialeve promocionale ne pikat e shitjes.
• Kontrollon gjendjen e stokut te produktit, daten se skadences dhe rregullon frigoriferat sipas
standarteve te kompanise etj.
• Sigurohet qe produkti eshte derguar ne kohe.
• Garanton vendosjen e materialeve promocionale ne piken e shitjes
• Ekzekuton ne bashkepunim me marketingun dhe trade marketing aktivitetet promocionale

Aftesite dhe kualifikimet:
• Te kete mbaruar arsimin e mesem (arsimi i larte perben avantazh)
• Te kete eksperience pune te meparshme 2-3 vjet ne pozicione te ngjashme
• Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe te punoje ne grup
• Te jete i orientuar ndaj sherbimit me klientin
• Njohja e gjuhes Italiane perben nje avantazh
• Leje drejtimi automjeti tipi C


Te interesuarit duhet te dergojne nje email per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al brenda dates 20 Korrik 2014.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top