• Tirane, ofroj vend pune Teknik per Lavatrice, Frigorifere, Sobe, Suprine etj

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera, metalurgji, etj.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Pozicioni: Teknik riparimesh produkte te bardha!
Raporton: Koordinator i departamentit
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Detyrat/Pergjegjesite:

• Merr në dorëzim dhe konstaton defektet brenda afatit te caktuar sipas udhëzimeve që merr nga koordinatori i departamentit;
• Plotësimi i Formularit për tërheqjen e pjesëve të këmbimit nga Magazina;
• Riparimi dhe testimi I produkteve;
• Raportimi në kohë mbi statusin e produktit;
• Aftësia për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore;
• Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

Edukimi/ Pervoja profesionale:
• Arsimimi: Arsim I larte ose profesional ne Inxhinieri te ndryshme (vecanerisht Elektronike)
• Pervojat profesionale: Te pakten 3 vjet pervoje pune.
• Gjuhet e huaja: Aftesi te mira komunikuese ne Anglisht.
• Njohurite kompjuterike: Aftesi te mira te Paketes Office.

Aftesi te tjera:
• Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
• Aftesi shume te mira komunikuese.
• Aftesi per te deleguar dhe negociuar.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.

Afati i dorëzimit: 05.10.2018

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top