• Tirane, ofroj vend pune Shitës/e

eppc kërkon Shitës/e në dyqan për klientin e saj, që merret kryesisht me shitjen e veshjeve për femra dhe meshkuj, të Brand-eve më të njohura në botë.

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e shitës/es konsiston në ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve duke shërbyer me profesionalizëm dhe etikë, kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen në mënyrë profesionale dhe serioze të nevojave të klientit.

Kërkesat për këtë pozicion janë
:

• Të ketë arsim të mesëm, diploma universitare përbën avantazh;
• Minimalisht 1 vit eksperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
• Të jetë person i/e motivuar dhe i/e besueshme;
• Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
• I/e gatshme të punojë me turne;
• Të jetë mbi 25 vjeç;
• Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office dhe Internetit.

Të dhënat:


Pozicioni:
Shitës/e në dyqan;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Administratorja e dyqanit;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Fikse + Bonuse mbi shitjet;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 27.06.2014.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top