• Tirane, ofroj vend pune Mirembajtje Elektrike

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite,Schweppes,Nestea, EFES.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:


Elektricist ne Mirembajtje


Pergjegjesite kryesore:
• Riparimi i makinerive dhe pajisjeve te prodhimit
• Njohja e paneleve te kontrollit te makinerive
• Nderhyrja ne panel elektrik
• Zgjidhja e problemeve elektrike gjate punes
• Mirembajtja e proceseve te prodhimit
• Te mbeshtese dhe jape rekomandime per permiresimin e linjave
• Te krijoje marredhenie te mira me departamentet e tjera
• Te jape nje sherbim te shpejte dhe te mire


Aftesite dhe kualifikimet:
• Te kene mbaruar arsimin e mesem profesional (arsimi i larte per Inxhinieri Elektrike ose Elektronike perben nje avantazh)
• Te kene eksperience pune ne industri
• Te kene aftesi shume te mira komunikuese
• Te jene te gatshem per te punuar me tre turne
• Te kene aftesi te punojne si ne grup ashtu dhe me iniciativen e tyre
• Te jene aktiv dhe te pergjegjeshem


Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 30 Qershor 2014.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top