• Ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

HYMERI KLEEMANN SHPK
KONKURS
Divizioni Teknik – Departamenti Mirembajtjes
Pozicioni: Teknik Mirembajtje
Hymeri Kleemann shpk eshte partner i autorizuar i Kompanise se ashensoreve KLEEMANN ne Shqiperi dhe Kosove. Ne kuadrin e zgjerimit te departamentit mirembajtjes, Divizioni Teknik, Hymeri Kleemann shpk kerkon te punesoje individe me intergritet dhe deshire per pune duke ofruar nje pakete interesante benefitesh. Konkursi eshte per 1 (nje) pozicion pune:
Teknik Mirembajtje ne Tirane – Niveli Asistent ose Senior Asistent (varesisht eksperiences)

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:
· Ben monitorimin periodik te ashensoreve ne zonen qe mbulon
· Ben servisimin periodik te ashensoreve ne zonen qe mbulon
· I pergjigjet thirrjeve per emergjence dhe paraqitet ne objekt branda afatave te percaktuara per te bere venien ne pune te ashensoreve ne rast difektesh
· Riparon, brenda mundesive, defektet e ndodhura dhe siguron vendosjen ne pune te ashensorit
· Monitoron tregun qe mbulon dhe jep informacione ne zyren qendore.
· Asiston ne raste montimesh ekipet montuese.
· Te tjera detyra qe i percaktohen nga supervizori direkt dhe menaxhimi i kompanise
· Raporton tek udheheqesi i departamentit te mirembajtjes.
· Adaptohet kulltures se punes, rregullave dhe menyres se punes ne Hymeri Kleemann shpk
· Raporton ne menyre periodike ne lidhje me progresin e punes se tij dhe zhvillimeve ne zonen qe mbulon
· Te punoje shume mire ne grup duke stabilizuar dhe mbajtur raporte te shkelqyera, duke ndihmuar dhe mbeshtetur ekipin.

Aftesite e domosdoshme :

- Te kete te mbaruar: Inxhinieri Elektrike
- Te kete eksperience ne fushen e mirembajtjes se ashensoreve.
- Te kete nje leje te vlefshme drejtimi automjeti
- Te kete njohuri te mira te kompjuterit dhe MS Office
- Njohurite e gjuhen angleze do te konsiderohen prioritet
- Aftesi te krijoje dhe te mbaje raporte shume te mira me klientet, te punoje mire ne grup dhe aftesi shume te mira komunikuese dhe nderpersonale.
- Vemendje ndaj detajeve dhe percizitet, i pergjegjshem (pergjegjesi per punen e tij) dhe gadishmeri per orar fleksibel

Kandidateve qe do te thirren ne interviste do tu kerkohet te sjellin dhe keto dokumente shtese:
- Deshmi penaliteti
- Kopje te patentes
- Referenca nga punedhenesit e meparshem

(Informacionet jo te verteta ne cdo faze te procesit te aplikimit do te sjellin skualifikimin e menjehershem te kandidatit. Ne momentin qe dergojne CV-per te aplikuar, kandidatet i japin automatikisht te drejten Hymeri Kleemann shpk, te mbledhe informacion ne lidhje me eksperiencat e meparshme te tyre)

Vetem kandidatet me te pershtashem do te thirren ne interviste. Kandidatit te punesuar do ti jepet mundesia per nje kontrate pune, page + bonus, si dhe favore te tjera.

Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre, brenda dates 07 Gusht 2015, ne adresen e emailit

info@hymerikleemann.al

Faleminderit
Hymeri Kleemann shpk
 


Apply
Back
Top