• Shkoder, ofroj vend pune Animatore/Edukator Social

Shoqata Internacionale për Solidaritet, SHIS

Shoqata Internacionale për Solidaritet (SHIS) është një OJF shqiptare e themeluar në vitin 1998, partner i Fondacionit AVSI. Misioni i SHIS është ndërhyrja në favor të personave në vështirësi duke kontribuar në sektorin e edukimit. Aktualisht SHIS është duke imlpementuar projektin “Promovimi i aksesit të barabartë në arsim për 440 fëmijë që jetojnë në zonat e varfra rurale dhe urbane të Shqipërisë”, financuar nga EIDHR.
Ky projekt me kohëzgjatje 18 muaj dhe bazohet në eksperiencën 8-vjecare që SHIS dhe partnerët e tij kanë në fushën e të drejtave të fëmijëve, me vëmendje të veçantë në të drejtën për arsimim dhe në parandalimin e braktisjes shkollore dhe synon që të krijojë, testojë dhe shpërndajë një model të qëndrueshëm të Parandalimit të Braktisjes Shkollore. Objektivi i përgjithshëm i projektit është sigurimi i një qasje të barabartë në arsim për fëmijët nga zonat e varfra rurale dhe urbane, të tilla si Puka, zonat rurale të Shkodrës, dhe zona e Kombinati në Tiranë.
Duke u përqëndruar në të drejtën e arsimit, objektivi specifik është promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e braktisjes shkollore në 11 shkolla në zonat rurale dhe të varfëra të Shkodrës, Pukës dhe Kombinatit-Tiranë.

Roli: Animator social në projektin me nr 332-586 / EIDHR
Detyrat:
• Animatori është përgjegjës për aktivitetin e animimit dhe sensibilizimit në shkollat e paracaktuara për ndërhyrje.
• Animatori është përgjegjës për aktivitetet ekstra kurrikulare në rastet kur organizohen (kampionat sportiv, kinema verore, shëtitje etj.).
• Animatori bën planifikimin e raporteve mujore të aktiviteteve në shkollat që ka në ngarkim.
• Do të zhvillojë dy ditë në javë aktivitete ludiko-rikrijuese për çdo shkollë dhe një ditë të destinuar programimit, koordinimit dhe menaxhimit të rasteve specifike.
• Duhet të koordinohet me esperten didaktike dhe mësuesit e shkollave për ecurinë e rekuperimit, takime javore.
• Të marrë pjesë në takime vlerësimi të stafit mbi rekuperimin, çdo 2 muaj.
• Në fund të shkollës të marrë pjesë në një takim vlerësimi mbi ecurinë e rekuperimit shkollor me drejtorët e shkollës, mësues, animatorë, përfaqësues të drejtorisë arsimore të edukimit dhe esperte didaktike.
• Të marrë pjesë në momentet trajnuese kur kërkohet.
• Do të caktoje datën dhe vendin ku do të zhvillohen aktivitetet.
Kriteret:
• E/I diplomuar ne Shkencat Sociale.
• Eksperiencë në fushën educative ose në ONG të paktën për një vit.
• Njohuritë mira të gjuhës angleze.
• Njohuri të shkëqyera të paketës OFFICE.
• Kapacitet organizativ dhe krijues.
• Disponueshmëri të punojë jashtë orari kur është e nevojshme.

• Mundësitë e aplikimit:
• Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre të azhornuar dhe letrën e interesit, brenda datës 10/06/2014
• E-mail: kontabiliteti@shisalbania.org
• Rr. Vaçe Zela, nr 19 Tirana,Albania
• Tel/Fax: +35542263209
 


Apply WhatsApp
Back
Top