• Shqiperi, ofroj vend pune Agjent Shitjesh ( Berat, Fier ,Lushnje)

MEGGLE Group, me qendër në Wasserburg, Gjermani, është prezente në tregun botëror me produkte cilësore të bulmetit që prej vitit 1877, dhe prezente në Shqipëri që prej vitit 2010. MEGGLE është marka botërore që identifikohet me shije të sofistikuar, leverdishmëri dhe kulturë moderne të të ushqyerit.
MEGGLE Group numëron më shumë se 1.600 të punësuar në mbarë botën në prodhim si dhe në zyrat e Shitjes dhe Marketingut.
MEGGLE ALBANIA sh.p.k hap pozicion të ri pune si më poshtë:

Agjent Shitjesh ( Berat, Fier ,Lushnje)
Kandidati preferohet te jete banor i kesaj zone te Shqiperise ( Berat, Fier, Lushnje) . Kriteret që duhet të plotësoj janë si me poshte:

1. Arsim i mesem ( I lartë përbën avantazh )
2. Të paktën 3 vite eksperiencë në kompani të ngjashme ( kompani distribucioni per produkte te ndryshme ushqimore )
3. I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup
4. I aftë të marrë përgjegjësi dhe të organizojë zgjidhjen e situatave të ndyrshme në treg.
5. Njohuri mbi tregun me produkte bulmeti është avantazh
6. Aftësi analitike, aftësi të mira për prezantim, aftësi për të vepruar me çdo nivel brenda kompanisë, aftesi të shkëlqyera komunikimi dhe krijuese
7. Patentë për dhënien e makinës kategoria B

Detyrat Kryesore:

1. Realizimi i aktiviteteve ditore te shitjes dhe Marketingut në zonën perkatese
2. Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanise tek klientet ekzistues dhe klinetë potencial të mundshëm
3. Realizimi I Merchandising në pikat e shitjes për produktet e shpërndara.
4. Mbajtja e stokut optimal dhe me produkte të fresketa në rafte
5. Mbledhja e pagesave nga klientet
6. Menaxhimi i shitjes ne terren
7. Monitorimi dhe raportimi për aktivitetet e konkurencës
8. Raportim ditor pranë supervizorit te shitjes.


Ne ofrojmë një ambjen të ri, dinamik dhe internacional, punë sfiduese dhe interesante, mundësi për promovim të mëtejshëm ,përfitim të njohurive të reja si dhe të ardhura konkuruese si rrjedhojë e rezultateve të arrira.


Dërgoni CV-ne tuaj nga data : 05 Maj - 10 Maj '14
Intervistat do të zhvillohen pranë zyrës së Shitjes dhe Marketingut:
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

MEGGLE Albania sh.p.k
Lagjia Nr.1, Rrogozhine, Albania
Departamenti i Shitjes dhe Marketingut
Autostrada TR-DR, Km 5, Ndertesa Henry
Tirana, Albania

email: anerta.llaci@meggle.al
Tel/Fax: +355 (0) 44 50 4196
Web: www.meggle.com

Tel. : +35544504196
 


Apply WhatsApp
Back
Top