• Tirane, ofroj vend pune Jurist


"Albanian Satellite Communication" sh.p.k nje kompani e re, "triple player" e cila ofron sherbimet e telefonise, internetit dhe televizionit, kerkon te punesoje nje Jurist sipas kritereve te me poshteme:

Pershkrimi i Punes dhe kualifikimet

Varet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe ka këto detyra:

  • Mbulon te gjitha aspektet ligjore te veprimtarise se kompanise.
  • Formulon kontrata me klientet dhe te trete. Siguron qe kontratat kane baze ligjore dhe mbrojne kompanine nga shkeljet e paleve kontraktuese.
  • Mban maredheniet me agjencite shteterore vezhguese dhe mbikqyr e udheheq te gjitha aspektet e marrjes apo dokumentimit te licensave.
  • Njohje me legjislacionin në fuqi ne vaçanti ate ne lidhej me kompanite me veprimtari ne telekomunikacion.
  • Sherben si keshilltar ligjor per menaxheret e larte te kompanise mbi ndërtimin e një marrëdhënie konkrete me një partner.
  • Kontrollon, sistemon dhe arkivon të gjithe dokumentacionin ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e shoqërisë.
  • Perfaqeson shoqerine ne raste konfliktesh dhe pregatit kërkesë-padite dhe çdo akti tjetër që i drejtohet organeve te niveleve gjyqesore.
  • Përfaqëson shoqërine në gjykimin e çështjeve civile, administrative dhe arbitrazh.
  • Përgatitjen e përpilimin e kërkesave ankimore kundër vendimeve gjyqësore, të prokurorisë e të arbitrazhit dhe përfaqësimi i tyre në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
  • Çdo detyre tjetër që kërkohet nga shoqëria dhe që mund të përfshihet në natyrën e profesionit të juristit.

Kualifikimet

  • Te kete mbaruar studimet ne drejtesi.
  • Te kete te pakten 3-4 vjet eksperience pune te ngjashme dhe preferohet ne shoqerite e telekomunikacionit.
Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre ne adresen hr@asc.al.
 


Apply
Back
Top