• Tirane, ofroj vend pune Teknik per riparime Elektro-Shtepiake

Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Elektro – Servis shpk eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne riparimin e pajisjeve elektro-shtepiake & elektronike.

Permbledhja e pozicionit:
Pozicioni Teknik, kryen shërbimin për riparimin e produkteve te vogla elektroshtepiake (si p.sh., mikrovale, fshese me korent, tost, etj.)

Detyrat/Pergjegjesite:
· Merr në dorëzim dhe konstaton defektet brenda afatit te caktuar sipas udhëzimeve që merr nga kryetekniku i produkteve të vogla elektroshtepiake;
· Plotësimi i Formularit për tërheqjen e pjesëve të këmbimit nga Magazina;
· Riparimi dhe testimi I produkteve;
· Raportimi në kohë mbi statusin e produktit;
· Aftësia për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore;
· Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

Edukimi/ Pervoja profesionale:
· Arsimimi: Arsim I larte ose profesional ne Inxhinieri te ndryshme (vecanerisht Elektronike)
· Pervojat profesionale: Te pakten 3 vjet pervoje pune.
· Gjuhet e huaja: Aftesi te mira komunikuese ne Shqip & Anglisht.
· Njohurite kompjuterike: Aftesi shume te mira te Paketes Office.

Aftesi te tjera:
· Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
· Aftesi shume te mira komunikuese.
· Aftesi per te deleguar dhe negociuar.

Kushtet e punes: Grupi Balfin ofron nje pakete benefitesh terheqese, duke perfshire nje page te drejte te bazuar ne merita dhe vleresimin e performances.

Menyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@elektroservis.al.

Afati I dorezimit: 15.Dhjetor.2017
 


Apply
Back
Top