• Dubai, ofroj vend pune Shitëse ; Paga + 2000 USD

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Dubai, për Dyqan Luksoz.

Jemi duke kërkuar kandidate për pozicionin : Shitëse ; Paga + 2000 USD

Qëllimi i Pozicionit : Përgjegjëse për të siguruar mikpritjen dhe shërbimin e klientëve me profesionalizëm dhe në përputhje me politikat e dyqanit e veprimeve të shitjeve si dhe të arrij objektivat ekonomik të vendosur nga eprorët.

Detyrat/Përgjegjësitë:

-Përgatit plane pune për individ si dhe për skuadrën
-Të ketë njohuri shumë të mira të mallrave që tregtohen në dyqan me qëllim rritjen e shitjeve,mbajtjen e klientëve egzistues dhe rritjen e numrit të klientë ve potencial
- Të kujdeset pë r rregullimin dhe vendosjen e mallrave në vendet e duhura
-Të raportoj sipas një programi ditor për ecurinë e shitjeve tek supervizorët
-Të kontribuoj me ide për hartimin e planit të marketing-ut të dyqanit
-Të siguroj që dokumentacioni i kërkuar nga eprorët të plotësohet rregullisht dhe në mënyrë të saktë

Kualifikime/Kërkesa:

-Preferohet të ketë arsim të lartë
-Eksperienca 3 - 5 vjecare në këtë fushë
-Mosha 28 - 35 vjeç
-Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze
-Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Excel/Word/Outlook/Access

Aftësitë:

-Aftësi shumë të mira komunikuese
-Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
-Aftësi për të punuar nën presion

Ofrohet:

-Kontratë pune 2-vjeçare me të drejtën e rinovimit
-Siguracione shëndetësore
-Vizë pune dhe biletë avioni
-Paga 2000 USD + Bonuse

Për të aplikuar dërgoni një CV në shqip ose anglisht me foto, me subjekt " Shitëse " në adresën elektronike: alb@hres.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 66 20 92 424
 


Apply WhatsApp
Back
Top