• Tirane, ofroj vend pune part time Eksperte Edukative

Shoqata Internacionale për Solidaritet (SHIS) është një OJF shqiptare e themeluar në vitin 1998, partner i Fondacionit AVSI . Misioni i SHIS është ndërhyrja në favor të personave në vështirësi duke kontribuar në sektorin e edukimit.Aktualisht SHIS është duke imlpementuar projektin “Promovimi i aksesittë barabartë në arsimpër 440 fëmijë që jetojnë në zonat e varfra rurale dhe urbanetë Shqipërisë”, financuar nga EIDHR.
Ky projekt me kohëzgjatje 18 muaj bazohet në eksperiencën 8-vjecare që SHIS dhe partnerët e tij kanë në fushën e të drejtave të fëmijëve, me vëmendje të vecantë në të drejtën për arsimim dhe në parandalimin e braktisjes shkollore dhe synon që të krijojë, testojë dhe shpërndajë një model të qëndrueshëm të Parandalimit të Braktisjes Shkollore. Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të sigurohet qasje e barabartë në arsim për fëmijët nga zonat e varfra rurale dhe urbane, të tilla si Puka, zonat rurale të Shkodrës, dhe zona e Kombinati në Tiranë.
Duke u përqëndruar në të drejtën e arsimit, objektivi specifik është që të promovojë të drejtat e fëmijëve dhe parandalimin e braktisjes së shkollës në 11 shkolla në zonat rurale dhe të varfëra të Shkodrës, Pukës dhe Kombinatit-Tiranë.

Roli:Eksperte për takime sensibilizuese me prindër mbi ceshtje qe kane te bejne me edukimin e femijeve.

Përgjegjësite:

• Përgjegjëse për përgatitjen e materialeve të prezantimitnë power point
• Përgjegjëse për përgatitjen e materialeve të sensibilizimit dhe shpërndarjes së tyre
• Përgjegjëse për realizimin e takimeve me prindër

Përgjegjësitë dhe detyrat:

• Realizimi i 11 takimeve me prindër në secilën nga shkollat e përfshira në projekt (Pukë, Shkodër, Tiranë)
• Përgatitja e materialeve sensibilizuese për braktisjen shkollore për të gjithë prindërit pjesëmarrës
• Shpërndarja e materialeve sensibilizuese tek prindërit
• Hartimi i materialeve prezantuese për secilin takim
• Hartimi i njëraporti mujor mbiaktivitetet e realizuara dhe sugjerime

Niveli I ekspertizës:
• Diplomuar në Universitetin e Shkencave Sociale, Filologjisë, Pedagogjisë
• Minimumi 3 vjet ekperiencë në përgatitje planesh edukative/vlerësime të dhënash mbi cështje që kanë të bëjnë me ecurinë shkollore të fëmijëve. Preferohet që të ketë ekperiencë pune me OJF që veprojnë në fushën e edukimit.
• Aftësi të vërtetuara për përgatitjen e materialeve metodologjike të qarta për tu trasmetuar tek të tjerët
• Niveli lartë I përdorimit të kompjuterit
• Aftësi për të folur në publik

Kushtet:
Kushtet e kontratës: Kontratë shërbimi
Data e fillimit: 19 Maj 2014

Mundësitë e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre të azhornuar dhe letrën e interesit, brenda datës 16/05/2014
E-mail: kontabiliteti@shisalbania.org
Rr. Vaçe Zela, nr 19 Tirana,Albania
Tel/Fax: +35542263209
 


Apply WhatsApp
Back
Top