• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh

MEGGLE Group, me qendër në Wasserburg, Gjermani, është prezente në tregun botëror me produkte cilësore të bulmetit që prej vitit 1877, dhe prezente në Shqipëri që prej vitit 2010. MEGGLE është marka botërore që identifikohet me shije të sofistikuar, leverdishmëri dhe kulturë moderne të të ushqyerit.
MEGGLE Group numëron më shumë se 1.600 të punësuar në mbarë botën në prodhim si dhe në zyrat e Shitjes dhe Marketingut.

MEGGLE ALBANIA sh.p.k hap pozicion të ri pune si më poshtë:

Supervizor Shitjesh:

Kriteret që duhet të plotësoj kandidati janë:

1. Arsim i lartë i detyrueshem
2. Të paktën 3 vite eksperiencë në kompani të ngjashme dhe pozicion superviozor ( kompani distribucioni per produkte te ndryshme ushqimore )
3. I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup
4. I aftë të marrë përgjegjësi dhe të organizojë zgjidhjen e situatave të ndyrshme në treg.
5. Njohuri mbi tregun me produkte bulmeti është avantazh
6. Aftësi analitike, aftësi të mira supervizimi dhe menaxhimi, aftësi për të vepruar me çdo nivel brenda kompanisë.
7. Patentë për dhënien e makinës kategoria B
8. Njohja e gjuhes Angleze perben avantaxh.


Detyrat / Pergjegjesite:

1. Menaxhon strukturën nën varësi dhe zhvillon shitjet, duke mbështetur stafin që drejton apo çdo burim tjetër alternative që i shërben këtij qëllimi.
2. Realizimi i aktiviteteve ditore te shitjes dhe Marketingut në zonën perkatese
3. Përgatit raporte ditore, javore, mujore të shitjeve të zonës që drejton
4. Realizimi I Merchandising në pikat e shitjes për produktet e shpërndara.
5. Bashkëpunon me eprorët, strukturat paralele dhe ato nën vartësi për të përmirësuar prezencën në treg me të gjithë produktet e kompanisë.

Ne ofrojmë një ambjen të ri, dinamik dhe internacional, punë sfiduese dhe interesante, mundësi për promovim të mëtejshëm ,përfitim të njohurive të reja si dhe të ardhura konkuruese si rrjedhojë e rezultateve të arrira.


Dërgoni CV-ne tuaj nga data: 05 Maj - 10 Maj '14
Intervistat do të zhvillohen pranë zyrës së Shitjes dhe Marketingut:
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

MEGGLE Albania sh.p.k
Lagjia Nr.1, Rrogozhine, Albania
Departamenti i Shitjes dhe Marketingut
Autostrada TR-DR, Km 5, Ndertesa Henry
Tirana, Albania
email: anerta.llaci@meggle.al
Tel/Fax: +355 (0) 44 50 4196
Web: www.meggle.com

Tel. : +35544504196
 


Apply WhatsApp
Back
Top