• Tirane, ofroj vend pune Teknik Specialist

Përshkrimi


Kompania Agna Group kerkon te punesoje nje person ne pozicionin Teknik Specialist.

Detyrat/Pergjegjësitë
Raporton tek Horeca Specialist ose Supervizori me ane te raporteve javore te shkruara per cdo klient, mjet, zone.
Perdoren formularet standarte te raportimeve dhe plotesohen: a) kartela e mjeteve themelore, b) kartela e klientit, c) raporte te tjera ne varesi te eprorit.
Eshte pergjegjes per:
1. Mirmbajtjen e mjeteve themelore: expres kafeje, mullinj, makineri akulli, Nescafe Alegria makineri, filxhane dhe cdo mjet tjeter ne pronesi te Kompanise duke mirmbajtur, pastruar dhe kontrolluar vazhdimisht ne menyre periodike te gjithe mjetet e vendosura ne kliente, oficine dhe magazine.
- Miremban oficinen dhe kryen ne menyre periodike sipas standarteve te percaktuara pastrimin e expreseve dhe mullinjve.
2. T’u pergjigjen ne kohe dhe me shpejtesi te gjitha shqetesimeve teknike te klienteve qe raportohen nga klientet, agjentet e tregut ose distributorit te zones brenda nje kohe shume te shkurter.
3. Te montojne aparatet e reja sipas kerkesave te paraqitura nga Supervizori i zones.
4. Gjetjen e klienteve te rinj sipas objektivave te percaktua nga eprori.
5. Ben inventarin fizik te mjeteve themelore ne menyre periodike
6. Shperndarjen e kafes ne kohen e duhur ne kliente.
7. Lidhjen dhe mbylljen e kontratave te mjeteve themelore ose noteriale te klienteve.
8. Pergjegjes per transportimin dhe dorezimin e mjeteve si nga magazina drejt klientit dhe e kunderta ne rastet kur marrveshjet mbyllen.
9. Te zbatoje grafikun per kontrollin e gjendjes teknike te aparateve te kafes per te paraprire shkaktimin e difekteve te mundshme.
10. Raporton cdo jave mbi ecurine e javes paraardhese dhe planifikon punet e javes ne vazhdim.
11. Trajnon vazhdimisht stafin ku eshte montuar ekspresi ose mjetet e tjera ne pronesi te kompanise me qellim mirmbajtjen e makinerive dhe ruajtjen e cilesine se kafes.


Kandidati duhet te kete keto kualifikime:
- Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Njohje e mire e paketes Microsoft Office
- Leje drejtimi automjeti

Ju lutem dergoni CV-te dhe dokumentacionin perkates ne adresen: bpepi@agnagroup.com
 


Apply
Back
Top