• Tirane, ofroj vend pune Drejtues Teknik

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Drejtues Teknik. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


PERGJEGJESITE:

  • Përgatitjen, rishikimin dhe aprovimin e politikave të Menaxhimit të Cilësisë, si dhe procedurave përkatëse në departamentin teknik.
  • Siguron implementimin e Manualit Teknik dhe të procedurave, instruksioneve, formularëve.
  • Menaxhimi e një ose më shumë projekteve, duke iu përmbajtur qëllimit, cilësisë, kohës, kostos dhe kërkesave të Investitorit.
  • Hartimin e buxheteve, kost raporteve, grafikut të punimeve, të projekteve të reja.
  • Azhornimin e buxhetit vjetor të projekteve në tërësi.
  • Monitorimi dhe aprovimi i kost raporteve, realizimit të grafikut të punimeve, grafikut të prokurimeve, dhe buxhetit te projektit.
  • Analiza tekniko – financiare të projekteve.
  • Kontrollon dhe miraton situacionet përmbledhëse mujore.
  • Koordinimi i përgjithshem i projekteve të kompanisë, të burimeve njerëzore, mjeteve, makinerive.
  • Koordinimi dhe aprovimi i kushteve të garancisë, afateve, shtojcave, penaliteteve etj.
  • Koordinimi dhe sigurimi i respektimit të kontratave në të gjitha kantieret e ManeTCI.
  • Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nëse janë në perputhje me principet teknike dhe standartet dhe specifikimet e përcaktuara në projekt.
  • Koordinon punën për përgatitjen e dokumentacioneve tekniko—ligjore për objektet.
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij.
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës.
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.


KERKESAT:

  • Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri ndertimi.
  • Eksperiencë disa vjecare si Drejtues Teknik, Projekt Menaxher në menaxhimin e disa projekteve.
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh)
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc.)
  • Të ketë të drejtën ligjore si Drejtues Teknik.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:[FONT=Arial][COLOR=black]burime.njerezore@manetci.al[/COLOR][/FONT]
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Maj 2014.
 


Apply
Back
Top