• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJESH


Kompania Fufarma sh.a , kompani farmaceutike që ka objekt të veprimtarisë së saj tregtimin, importin,eksportin me shumicë dhe pakicë të medikamenteve dhe materialeve mjekësore ofron vend të lirë pune për Menaxher Shitjesh.

Kualifikimet:

- Bachelor në Administrim Biznesi, MBA ose diplomë Masteri do të konsiderohet një avantazh.
- Diplomë universitare e preferuar të jetë në Ekonomi.
- Së paku 4 vjet eksperiencë në punë të ngjashme.
- Minimumi 2 vjet në menaxhim personeli në varësi direkte.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe strategjike.
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe ndikuese.
- Njohuri e produkteve farmaceutike (e preferueshme).
- Të ketë njohuri shumë të mira në marketing dhe menaxhim.
- Të ketë sens të mirë biznesi dhe të ketë aftësi për të punuar me buxhete të përcaktuara.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftësi shumë të mira prezantuese dhe negociuese.
- Aftësi të mira në organizim dhe menaxhim kohe.
- Aftësi për të punuar nën trysni të lartë.
- Te ketë leje të vlefshme për drejtim të automjetit (patente)dhe aftësi shumë të mira në drejtimin e mjetit.
- Të përdorë shumë mirë programet Excel dhe Word si dhe të njohë programet e tjera MS Office.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e preferueshme). Në përgjithësi njohja e gjuhëve të huaja përbën përparësi.




Të interesuarit të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: fufarma@fufarma.al
 

Attachments

  • Propozim_Menaxher Shitjesh.docx
    30.6 KB · Views: 214
Back
Top