• Tirane, ofrohet Freelancer Keshilltar Ligjor

Në kuadër të projektit“ Partneritet për Ndryshim- Institucionalizimi i Aksesit në Drejtësi për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, nr 2013/332-164, qe implementohet nga SHVSH dhe mbështetur nga Bashkimi Europian, kërkohet një Këshillues/e ligjor/e që do të ndjek shqyrtimin e kuadrit ligjor për aftësin e kufizuar, indetifikimin e problemeve të PAK në Shqipëri dhe bashkëpunimin dhe punën e përbashkët me ekspertët kombëtar dhe atë ndërkombëtar për përgatitjen e një raporti kombëtar në lidhje me aksesin në drejtësi për PAK në Shqipëri.
Disa prej kritereve kualifikuese të Këshilluesit/e ligjore janë:
- Të njoh mirë legjislacionin kombëtar, Europian dhe ndërkombëtar në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar
- Të jetë diplomuar për drejtësi, me mesatare mbi 9
- Të ketë rreth 3 vjet eksperincë me projekte në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut
- Të jetë i/e aftë të punoj në grup
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi
- Të jetë në gjendje të punoj në afate të përcaktuara
- Preferohet të ketë eksperincë pune të mëparshme me personat me aftësi të kufizuara
- Të njoh shumë mirë gjuhën angleze
- Preferohen kualifikime të tjera profesionale në këtë fushë
Kandidati/tja I duhet dhe të udhëtoj në rrethe për të mbledhur të dhëna rreth problemve dhe vështirësive që hasin PAK në organet e drejtësisë si dhe të marrë pjesë në trajnime dhe seminare.

Do t’ju luteshim të na dergonit CV deri më datën 17 Prill 2014, ora 17.00 në adresën: shvshal@yahoo.com
Ju lutemi përcaktoni në subjektin e e-mailit pozicionin për të cilin po aplikoni!
Kandidatët e perzgjedhur do të kontaktohen për intervistë deri në datën 21 Prill 2014!
 


Apply
Back
Top