• Tirane, ofroj vend pune menaxher i zhvillimit biznesit/menaxher i shitjeve

Cryo-Save, banka ndërkombëtare e qelizave staminale familjare lider në Europë përmes distributorit/përfaqësuesit të saj të autorizuar për Shqipërinë, StemLife , është e interesuar për të punësuar një person me kohë të plotë në pozicionin:

Menaxher(e) e zhvillimit të biznesit/Shitjeve

Kandidati për pozicionin vakant të lartpërmendur do të duhet të:

-jetë i ri, ambicioz, dinamik, karizmatik dhe me aftësi shumë të mira komunikuese;
-të ketë 2-3 vjet eksperiencë pune të suksesshme si menaxher(e) shitjesh në terren në fushën e shëndetësisë/farmaceutikës/materialeve mjekësore, shumë e preferueshme në marrëdhënie me mjekët obstetër-gjinekologë;
-te ketë aftesi të punojë në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
-të jetë diplomuar për shkenca të natyrës si Biologji apo në degë të universitetit të mjekësisë;
-të ketë njohuri të mira të përdorimit të paketave të PC, MS Office.
-të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Kandidatët e interesuar për ketë pozicion pune janë të lutur të dërgojnë një Curiculum Vitae të shoqëruar me foto, në format elektronik në adresën email: stemlife2011@gmail.com , deri me datë 02 Prill 2014 .

Vetëm kandidaturat e shortlistuara do të thirren për të zhvilluar një intervistë pune ndaj kujdesuni të vendosni një numër telefoni të disponueshëm në CV tuaj.
 


Apply
Back
Top