• Tirane, ofroj vend pune Oficer i Sigurisë së Hotelit-Doha, Qatar; Paga 400 USD

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Doha, Qatar per Hotel me 5*.

Jemi duke kërkuar kandidate për pozicionin : Oficer i Sigurisë së Hotelit

Qëllimi i Pozicionit : Kujdeset për sigurinë e mjediseve të hotelit, për klientët dhe punonjësit, duke patrulluar dhe monitoruar hotelin.

Detyrat/Përgjegjësitë:

-Siguron mjediset dhe personelin duke patrulluar hotelin
-Monitoron pajisjet elektronike te vrojtimit
-Inspekton pikat e hyrjes dhe te gjithe pajisjet
-Parandalon humbjet dhe dëmet duke raportuar parregullsitë; skedulon shkelësit e politikave dhe procedurave te hotelit
-Kontrollon parkingun dhe orienton makinat në vendet e duhura
-Harton raporte për të gjithë aktivitetin e mbikqyrjes

Kualifikime/Kërkesa:

-Arsimi i lartë – i domosdoshëm
-Eksperienca 2 – 3 vjecare në këtë fushë
-Mosha 25 - 35 vjeç
-Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze
-Njohuri kompjuterike te Programeve : MS Excel/Word/Outlook/Access

Aftësitë:

-Aftësi shumë të mira për të punuar nën presion
-Aftësi shumë të mira objektive
-Nivel i lartë profesionalizmi dhe integriteti

Ofrohet:

-Kontratë pune 2-vjeçare me të drejtën e rinovimit
-Siguracione shëndetësore
-Vizë pune dhe biletë avioni
-Akomodim dhe ushqim
-Paga 400 USD

Për të aplikuar dërgoni një CV në shqip ose anglisht me foto, me subjekt ”Oficer Sigurimi " në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 66 20 92 424
 


Apply WhatsApp
Back
Top