TEG

  • Tirane, ofroj vend pune PICAJOL

TEG - Qendra Tregtare me e madhe ne Shqiperi dhe Rajon, kerkon te punesoje per projektin mete ri ne TEG, Restorantin “Veranda TEG”, punonjes ne pozicionin :

Picajol ne Restorant


Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive

Eshte pergjegjes per pergatitjen e picave dhe nenprodukteve te tyre sipas menuse, ne menyre cilesore dhe te shpejte. Kontrollon cilesine e lendeve te para ne perdorim si dhe cilesine e picave perpara se te serviren. Eshte ne varesi te kryekuzhinierit. Nder te tjera kryen keto detyra dhe pergjegjesi kryesore :

1. Percakton se bashku me kryekuzhinierin menune e picerise dhe nenprodukteve te tyre qe do te sherbehen ne restorant
2. Kryen ne menyre te shpejte dhe cilesore, pergatitjen e picave dhe nenprodukteve te tyre sipas menuse
3. Kontrollon cilesine e lendes se pare qe perdoret ne gatim qe te jete sipas standarteve
4. Kontrollon cilesine e picave dhe nenprodukteve te tyre perpara se te serviren
5. Perdor sipas udhezimeve te gjithe pajisjet teknike qe ka ne perdorim
6. Informon kryekuzhinierin per gjendjen e stokut dhe nevojat per furnizime
7. Zbaton detyra te tjera qe i ngarkon kryekuzhinieri

Edukimi:

Diploma e shkolles se mesme e detyrueshme. Perben avantazh diplome profesionale ne fushen hoteleri-turizem, apo kurse specializimi ne kete fushe.


Eksperiencë Pune:

Mbi 5 vjet experience si Picajol.Perben avantazh eksperienca si picajol ne piceri/ restorante te njohura brenda dhe jashte Shqiperise.

Aftësi:

· Njohuri te shkelqyera te produkteve te picave dhe pergatitjes se tyre
· Njohuri te shkelqyera te njohjes se nenprodukteve te picave dhe pergatitjes se tyre
· Aftesi te mira organizative per te planifikuar punen dhe perballuar fluksin
· Aftesi te mira bashkepunuese dhe komunikuese
· Aftesi shume te mira nderpersonale
· Aftesi per iniciative, ide dhe risi
· Te kete ndjenje pergjegjesie dhe integritet te larte nepune
· Te jete fleksibel me oraret e punes


Menyra e aplikimit:
Kandidatete interesuar jane te lutur te dorezojne dokumentat e meposhtme deri ne dt. 07 Prill 2014

1. CV
2. Leter Interesi

Nepermjet postes elektronike ne adresat email :
[FONT=Times New Roman][B][FONT=Calibri][COLOR=#0000ff]hracrem@acrem.al[/COLOR][/FONT][/B][/FONT] / [FONT=Calibri][COLOR=#0000ff]f.ruli@hotmail.com[/COLOR][/FONT]
ku te specifikohet ne subjekt pozicioni I punes per te cilin aplikojne

Ose me poste/ dorazi ne adresen :
Administrata-TEG, Qendra Qregtare-TEG, Rruga Nacionale Tirane-Elbasan, Km4, Farke (Lunder). Tirane

Njoftojme se do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste!
 


Apply
Back
Top