• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Kerkohet nje Asistent/e Administrative per Dhomen Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Private.

Kerkesat e vendit te punes:
- Te kete mbaruar arsimin e larte. Arsimi ne Faluktetin Juridik perben avantazh.
- Te kete 3 vjet eksperience pune.
- Te njohe shume mire gjuhen angleze, te folur dhe te shkruar.
- Te kete nje komunikim te mire dhe tregoje etike te larte.
- Te njohe programet baze te kompjuterit.

Detyrat dhe pergjegjesite:
Asistenti/tja Administrative e Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Private do te punoje ne ambjentet e Dhomes qe ndodhet prane Shallvareve ne qender te Tiranes. Ne pergjithesi pritet te koordinoje veprimtarine e aktivitetet e Dhomes. Ai/ajo do te sherbeje ne mbeshtetje te Kryetarit te Dhomes, Keshillit Drejtues si edhe do te mbaje ne baza te rregullta te njoftuar anetarsine e dhomes per aktivitetet dhe te rejat me rendesi per veprimtarine permbarimore.

Parashikohet qe pagesa neto per kete pozicion te jete 30.000 leke te reja.

Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre dhe nje leter shprehje interesi ne adresen dhomakombetarepermbarimit@gmail.com.
 


Apply
Back
Top