• Tirane, ofroj vend pune Konsulent për HACCP

AZ Consulting ushtron aktivitetin e saj duke filluar nga viti 2007. E konceptuar si një kompani që jep zgjidhje të problemeve nga A tek Z, objekti i aktivitetit të saj është dhënia e konsulencës e shtrirë në disa fusha:

Manaxhim Cilësie
Manaxhim Burimesh Njerëzore
Konsulencë Juridike
Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun

Si pasojë e zgjerimit të aktivitetit kërkohet Konsulent/Konsulente për standardin HACCP

Kriteret e domosdoshme:

Të ketë arsim në fushën e kimisë/biologjisë/disiplina përkatëse
Minimumi 3 vite eksperiencë pune
Gjuhë të huaja: Anglisht dhe Italisht në nivel shumë të mirë
Të zotërojë leje drejtimi
Të jetë i/e gatshme për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit
Të jetë i/e drejtuar drejt cilësisë dhe rezultatit
Të jetë i/e gatshme për të punuar në një kompani ku fryma e grupit është shumë e rëndësishme

Kushte preferenciale:

Mbi 5 vite eksperiencë pune në kompani prodhimi/ushqimore
Të marrë përsipër iniciativa vetiake ose të kompanisë
Të zotërojë automjet personal

Vetëm personat që plotësojnë të gjitha kushtet e domosdoshme janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën: info@azconsulting.al

Aplikantët që do të kalojnë fazën e parë të rekrutimit do të njoftohen për një intervistë.
 


Apply
Back
Top