• Tirane, ofroj vend pune Specialist Prokurimi

Abissnet sh.a. është ISP-ja e dytë më e madhe në Shqipëri me objekt të aktivitetit të saj kryerjen e shërbimeve të ndërlidhjes me internet, telefoni, e-mail, ëebhosting, etj. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2000 dhe ka një shtrirje prej 90% në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Abissnet sh.a. shpall një pozicion të lirë pune për postin e : Specialist Prokurimi

Detyrat/Pergjegjësitë
1- Planifikon në bazë mujore (dhe ne periudhën afatmesëm 3-6 mujore) nevojat për blerje materialesh dhe shërbimesh të kompanisë, nëpërmjet bashkëpunimit aktiv me drejtorët e departamenteve.
2- Administron dhe kontrollon procedurat e blerjeve qe kryen ne shoqeri per blerjen e materialeve dhe kapitaleve.
3- Manaxhon kërkesat dhe nevojat e njësive të shoqërisë për materiale e sherbime.
4- Kryen blerjen dhe furnizimin e ketyre materialeve, etj.

Kualifikime/ Kërkesa:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë, preferohet Fakulteti Ekonomisë.
• Të ketë eksperiencë pune të ngjashme (mbi një vit).
• Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze, avantazh përbëjnë dhe gjuhë të tjera.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi.
• Të jetë aftë për të punuar në grup.

Mirëpresim të gjithë kandidatët që kanë ambicie dhe deshirë për të ecur përpara.
Abissnet nxit zhvillimin e karrierave dhe promovon talentet!
Dërgoni CV tuaja pranë b.njerëzore@abissnet.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top